Bushati nesër vizitë zyrtare në Kosovë
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli do ta pres nesër në Prishtinë, homologun e tij nga Shqipëria, Ditmir Bushati.
Takimi në mes krerëve të diplomacisë së të dyja vendeve do të zhvillohet në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme me fillim në ora 09:20.
Pas takimit, shefat e diplomacive të të dyja vendeve do të kenë një konferencë të përbashkët për media, e cila fillon në orën 10:10, transmeton Klan Kosova.