Zbulohet vizatimi më i vjetër në shkëmb
Në Afrikën e Jugut mbi një shkëmb të vogël është zbuluar vizatimi më i vjetër i njohur deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas BBC-së, linjat e kuqe të okrit në shkëmb thuhet se janë rreth 73 mijë vite të vjetra.
Në bregun jugor të shkëmbit gjendet shpella Blombos ndërsa theksohet se është vizatimi më i vjetër i njohur deri më tani.
Detajet rreth zbulimit janë publikuar në revistën “Nature”.
Dihet se njerëzimi të paktën 285 mijë vite përdor ngjyrën e okrit.