Putin i propozon Japonisë nënshkrimin e marrëveshjes paqësore

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka propozuar që Japonia të nënshkruajë një marrëveshje pa kushte paqeje deri në fund të vitit, raporton Anadolu Agency (AA).

Putin dhe kryeministri japonez Shinzo Abe morën pjesë në forumin e 4-të ekonomik që mbahet në qytetin rus Vladivostok. Abe gjatë fjalimit përmendi negociatat për çka Putin propozoi marrëveshje paqësore.

“Le të nënshkruajmë marrëveshje paqësore. Jo tani, por deri në fund të vitit, pa asnjë parakusht. Pas kësaj, bazuar në këtë marrëveshje paqeje, ne vazhdojmë të punojmë në zgjidhjen e të gjitha problemeve si miq”, tha Putin.

Rusia dhe Japonia pas Luftës së Dytë Botërore kurrë nuk kanë nënshkruar marrëveshje paqësore, ndërsa për shkak të çështjes së pazgjidhur të Ishujve Kurile, të cilat Bashkimi Sovjetik i pushtoi në vitin 1949 dhe deportoi të gjithë banorët japonezë.

Më herët filluan negociatat për nënshkrimin e marrëveshjes paqësore, por ato u ndëprenë në vitin 2014 për shkak të krizës në Ukrainë.

Ishujt janë me origjinë vullkanike dhe shtrihen nga ishulli japonez i Hokkaido në Kamçatka në Rusi. Ishujt Kurile përbëhen nga 56 ishuj të mëdhenj dhe mijëra të vegjël. Ishujt aktualisht janë nën juridiksionin rus, por Japonia konsideron se katër ishujt më në jug i përkasin këtij vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button