Ivanov uron presidentin amerikan Obama për Ditën e pavarësisë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, me rastin e 4 korrikut – Ditën e pavarësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dërgoi urata drejtuar kolegut të tijë amerikan Barak Obama.

“Në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim personal, ju përcjell uratat dhe dëshirat më të përzemërta dhe të sinqerta për prosperitetin e mëtejshëm të shtetit tuaj dhe për mirëqenien e popullit miqësor amerikan. E shfrytëzoj këtë rast që t’ju sigurojë në përcaktimin e përhershëm të Republikës së Maqedonisë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, me të cilat na lidhin miqësia dhe aleanca tradicionale, si dhe bashkëpunimi I pasur në më shumë sfera që janë me interest ë ndërsjellë, sin ë planin bilateral, ashtu edhe në atë multilateral, thekson presidenti Ivanov në uratën drejtuar Obamës.
Republika e Maqedonisë dhe qytetarët e saj, shton presidenti  i Maqedonisë, janë krenar që në frymën e miqësisë dhe solidaritetit, duke i ndarë vizionet e përbashkëta për përforcimin e paqës, sigurisë dhe demokracisë në rajonin tonë, por edhe më gjerë, ndërtuan marrëdhënie partnerike me kombin tuaj të  madh, të cilat, siç thekson, janë të gatshëm t’i kultivojnë dhe përforcojnë.  /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button