Në vend të kishës, në sheshin Maqedoni shpërngulet Banka Poullore

Banka Popullore do të shpërngulet në sheshin Maqedoni, afër “Ushtarit në kalë”, në ndërtesën e lartë deri 40 metra, gjegjësisht në vendin ku deri para do kohe ishte planifikuar kisha “Shën Konstantini dhe Elena”, bëri të ditur televizioni Alfa.

Dukjen e ndërtesës dhjetëkatëshe do ta kërkojë përmes konkursit për zgjidhje ideore, e cila tashmë është publikuar. Nga BPRM theksojnë se para pesë viteve e kërkuan lokacionin e Bankës së vjetër Popullore, por ajo ishte shitur në vitin 2004.

“Për shumë arye përgatitjet ende nuk kanë filluar deri para vitit 2011, kur na u ofrua lokacion adekuat afër lokacionit të vjetër të BPRM-së. Kjo u pranua nga BPRM pas çka me vendim të Qeverisë lokacioni në shesh iu nda BPRm-së. Konsiderojmë se me këtë janë krijuar kushtet që Banka Popullore të marrë objekt përkatës reprezentativ i cili i ngjan një banke qendrore sikur që është gjithkund në botë”, thuhet në sqarimin e Bankës Popullore.

Njëra prej problemeve për t’u vendosur dhjetëkatëshja në këtë hapësirë, siç parashihet në planin urbanistik, është se ndërtimi do ta bllokojë shikimin e “Portës” drejt “Ushtarit në kalë”.
Si do të duket godina e re e Bankës Popullore dhe nëse do të sigurohet pamja mes dy përmendoreve, do të dihet deri në fund të vitit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button