Erdhi referendumi, Komuna e Dibrës ende nuk ua ka paguar kompensimet pjesëtarëve të këshillave zgjedhor

Pjesëtarët e Këshillave Zgjedhor të Komunës së Dibrës, ende nuk i kanë marrë kompensimet financiare për angazhimin e tyre në zgjedhjet lokale të 15 tetorit të vitit të kaluar. Paratë është dashur t’ua lëshojë Komuna e Dibrës, megjithatë edhe pse disa herë ata premtuan, ende nuk është paguar mundi pjesëtarëve të Këshillave Zgjedhor, shkruan Portalb.mk.

“Na kanë premtuar disa herë dhe ende nuk janë lëshuar paratë. Tani po vjen referendumi dhe ne do të duhet të angazhohemi, ndërkaq ende nuk i kemi marrë kompensimet e zgjedhjeve lokale”, thonë për Portalb.mk, pjesëtarët e Këshillave Zgjehdor të Komunës së Dibrës.

Portalb.mk, ka kontaktuar me kryetarin e Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, i cili premtoi se brenda javës do t’ua lëshojnë kompensimet.

“Po është e vërtetë, një pjesës jau ke dhënë ka mbetur edhe një pjesë tjetër, s’kemi pasur dhe tani kemi, lirisht shkruaje se brenda javës do t’ua paguajmë të gjithëve”, tha Lata në bisedë telefonike për Portalb.mk.

Megjithatë, Lata premtoi edhe para 3 muajve se do t’ua paguajë të gjithëve kompensimet deri për festën e Fitër bajramit, megjithatë Fitër Bajrami bashkë me Kurban Bajramin kaluan, dhe tani po vjen referendumi, por shumica e të angazhuarve në Këshillat Zgjedhor të Dibrës për zgjedhjet lokale, ende nuk i kanë paratë në kontot e tyre.

Ndryshe, sipas rregullores, 27 kryetarët e vendovitmeve duhet të marrin nga 3.000 denarë për rrethin e parë dhe 20% nga shuma në rrethin e dytë, gjegjësisht 600 denarë, apo gjithsej nga 3.600 denarë. Zëvendëskryetarët nga 2.500 denarë, plus 20% të shumës apo 500 denarë, pra gjithsej 3.000 denarë, ndërkaq anëtarët dhe zëvendës anëtarët nga 2.000 denarë plus 20% të shumës apo 400 denarë, gjegjësisht 2.400 denarë.

30.05.2018 – Dibër, 8 muaj pas zgjedhjeve pjesëtarët e këshillave zgjedhor ende s’kanë marrë para, Lata premton për Bajram
26.06.2018 – Dibër, Bajrami kaloi, pjesëtarëve të këshillave zgjedhor në zgjedhjet lokale ende nuk u është paguar angazhimi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button