Ali Ahmeti: Ndarja e Kosovës prodhon efekt domino në rajon

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në emisionin “Opinion” me Blendi Fevziun, ka folur për negociatat Kosovë – Serbi, dhe për të njëjtat ka vlerësuar se nëse arrihet deri te ndarja e Kosovës, kjo do të ketë efekt domino në tërë rajonin Ballkanik, njofton Portalb.mk.

“Edhe me Grupin Ndërkombëtar të Krizave dikur në zyrat e mia kisha diskutuar për një propozim rreth ndarjes së Kosovës, gjë që unë isha dhe jam kundër kësaj teze. Ndarja e Kosovës prodhon efekt domino. Ne duam që Kosova të njihet e pavarur, shqiptarët e Maqedonisë të jenë pjesë e NATO-s dhe BE-së, ashtu siç duhet të jenë edhe shqiptarët e Shqipërisë. Këtë ia kam thënë edhe drejtorit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave dhe pas kësaj qëndroj”, ka thë Ahmeti. Lideri i BDI-së është shprehur se problemi Kosovë-Serbi është i rëndë, pasi ka të bëjë edhe me konteste historike, sepse kemi shumë shqiptarë nga Medvegja dhe rrethina e saj janë shpërngulur dhe janë vendosur në pjesë të ndryshme të Kosovës”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka vlerësuar se jepet edhe nëse 13 për qind i territorit, marrëveshja Kosovë – Serbi është jo e mirë.

“Leposaviq, Zveçan dhe pa Mitrovicën, po flas hipotetikisht, në kufijtë politikë Medvegja, Bujanoci dhe Presheva, edhe pse nuk pajtohesha, nëse japim 13 për qind të territorit, atëherë është marrëveshje jo e mirë. Komuniteti ndërkombëtar nuk është shumë kundër korrigjimeve apo ridefinimeve të kufijve, por ata mbështesin një marrëveshje fleksibile, me çka do lehtësonin edhe BE-në. Tani problemi problemi Kosovë-Serbi pa angazhim të drejtpërdrejt të Uashingtonit dhe Brukselit nuk mund të zgjidhet me marrëveshje drejtpërdrejt të Prishtinë dhe Beogradit. Duhet një angazhim më konkret i SHBA-ve dhe BE-së, sepse ndryshe hapet një debat dhe problem më i madh. Domosdo të definohen kufijtë dhe të mbyllen mosmarrëveshjet me Serbinë, por kjo me atë që thash, me ndihmë nga Departamenti i Shtetit Amerikan dhe Brukselit”, thotë Ahmeti, duke thënë se në bisedimet tanimë të hapura midis Serbisë dhe Kosovës janë të kyçur edhe zyrtarët rus dhe ata turq.

Ahmeti ka vlerësuar se edhe pse është aktualizuar si shumë çështja mes bisedimeve Kosovë – Serbi, sipas tij deri te arritja e marrëveshjes do të kalojnë edhe shumë vjet. Për këtë ai ka marrë për shembull demarkacionin e kufirit Kosovë – Maqedoni dhe Kosovë – Mali i Zi.

LEXO: Ali Ahmeti: Pa dyshim se shqiptarët do të votojnë “për” anëtarësimin në NATO

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button