12 lëndë në Prokurori për zbardhjen e vrasjeve të 16 të burgosurve politikë në Kosovë

Pas shumë vjetësh, qëkur kanë ndodhur vrasjet, Prokurorisë Speciale po i kërkohet zbardhja e vrasjeve të Shaban Shalës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës, Nuhi Berishës dhe Ukshin Hotit, njofton KTV.

Shoqëria “Lëvizja” ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale 12 lëndë për hetim dhe ndriçim, për raste kur drejtues të Lëvizjes Popullore të Kosovës janë vrarë në burgje e rrethana të tjera nga shteti pushtues dhe bashkëpunëtorët e tij.

Xhevat Bislimi, nga Shoqëria “Lëvizja”, tha se pret që të ndriçohet fati i veprimtarëve, për të cilët nuk dihet se si u vranë.

Bislimi bëri të ditur se kanë edhe raste të tjera, të cilat do t’i dorëzojnë në të ardhmen.

Ndërkaq, Bajram Ajeti shprehu besimin që Prokuroria Speciale do të veprojë për zgjidhjen e këtyre lëndëve.

Ajeti tha se beson që vrasës të këtyre heronjve janë disa persona, të cilët vazhdojnë të jetojnë në Kosovë, por hezitoi të përmend emra.

Në këto 12 lëndë, për të cilat është kërkuar hetimi, janë rastet e 16 të burgosurve e të vrarëve politikë gjatë kohës së paraluftës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button