Rasti “Thesari”, Sasho Mijallkov kërkoi që dëshmitë të publikohen në tërësi

Me publikimin e materialeve, sot, në Gjykatën Penale është zhvilluar seanca për rastin “Thesari” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ku të akuzuar janë ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov, shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimovski dhe ish pjesëtari i Ministrisë për Punë të Brendshme (MPB), Nebosha Stankoviq, njofton Portalb.mk.

Para fillimit të seancës së sotme gjyqësore, kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Xheneta Bektoviq, ka njoftuar prokurorin përkatës të lëndës, se Toni Jakimovski ka dërguar kërkesë për fshirje të aktgjykimit fillestar.

I akuzuari Sasho Mijallkov nga gjykata ka kërkuar që dëshmitë të publikohen në tërësi, respektivisht të lexohet tërë përmbajtja e dëshmive, për arsye siç tha ai, t’i bëhet e qartë opinionit se për çfarë bëhet fjalë.

Për rastin e PSP-së, “Thesari”, janë dorëzuar 900 dëshmi materiale.

Në seancën paraprake, Këshilli Gjyqësor ka sjellë vendim që i akuzuari, Goran Grujoski të gjykohet në mungesë, pasi që Gjykata Supreme në Athinë ka sjellë vendim kundër ekstradimit të të akuzuarit, duke e ndërprerë paraburgimin dhe lëshuar në liri.

Të akuzuarit në “Thesari” ngarkohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, për autorizim dhe shkaktim të dëmit ndaj buxhetit shtetëror në vlerë prej 862,045 euro për furnizim të pajisjeve elektro-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së Pestë në kuadër të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe trajnim të përdorimit të saj nga ndërmarrje në Britani të Madhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button