BDI: RDK mos të terrorizojë opinionin me frustrimet personale

Kundërthëniet vazhdojnë. BDI-ja sërish i është kundërpërgjigjur akuzave të sotshme të RDK-së për injorancë, duke thënë se kjo parti po shfaq nivel të ulët të komunikimit publik dhe kapacitete të kufizuara njerëzore, intelektuale dhe kombëtare. 

“Pas gënjeshtrave se do t’i fitojnë 20 deputetë në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar dhe dështimit katastrofal, pas përçarjes së votës dhe përgjegjësisë së drejtpërdrejt për humbjen e 5 deputetëve shqiptar dhe zvogëlimin e fuqisë shqiptare në Parlament, këto 4-5 përçarës të shqiptarëve merren me ofendime personale duke dëshmuar mospërfillje ndaj opinionit shqiptar, kodit të mirësjelljes dhe etikës së komunikimit publik. Frustrimet personale dhe kolektive të atyre pak anëtarëve të RDK-së nuk duhet të janë arsye për terrorizim të opinionit publik shqiptar me shpifje dhe ofendime të ulëta që nuk i kanë hije askujt”, shkruhet në reagimin e Bashkimit Demokratik për Integrim.

BDI vlerëson se është parti e proceseve të mëdha dhe e përgjegjësisë kolektive ndaj besimit të shqiptarëve dhe nuk do të lejojë bastardim të tillë të hapësirës publike nga ana e RDK-së që vjen si pasojë e trishtimit ndaj debaklit të përsëritur që kjo parti do ta pësojë në zgjedhjet vijuese./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button