Kumanova trajnon përdoruesit e drogës

Në Qendrën ditore për rehabilitimin e përdoruesve të drogës në Kumanovë, e cila funksionon që nga viti 2005, në kuadër të Qendrës sociale në këtë qytet, po mbahen ligjërata preventive kundër përdorimit të tepërt nga ana e të varurve nga droga. 

Gjatë këtyre ligjëratave të pranishmeve iu ligjërua se si duhet ndihmuar personave , të cilët kanë marrë sasi të tepruara të drogës, pastaj si të zbulohen simptomat dhe si tu ofrohet ndihma e parë derisa të arrijë mjeku. 

Të theksojmë se në këtë qendër ditore, çdo ditë qëndrojnë nga 16 shfrytëzues të drogës, bashkë me familjarë të tyre, ku çdo ditë kanë aktivitete rekreative, ligjërata si dhe aktivitete në kompjuterë. Mirëpo numri i të interesuarve për qëndrim në këtë qendër është shumë më i madh, kurse mundësitë e pranimit janë të vogla, andaj turni tjetër pritet të pranohet këtyre ditëve. 

Ndryshe nga hapja e kësaj qendre më vitin 2005 deri tash në te kanë qëndruar rreth 120 përdorues të drogës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button