BESA me kryetar Kasamin: Do t’i motivojmë shqiptarët që të votojnë “për” në referendum (VIDEO)

Kastriot Rexhepi, Abdush Demiri, Xhemile Memeti, Binaz Pajaziti, Sedat Ramadani, Hatije Azizi Etemi, Xhemail Miftari, si dhe dy zëdhënësit janë Arben Zyberi dhe Elmedin Memishi, janë anëtarët e Shtabit qendror janë të Lëvizjes BESA nga fraksioni i Bilall Kasamit, kështu njoftoi në konferencë për media Arijanit Hoxha nga kjo lëvizje, transmeton Portalb.mk.

Ai në konferencë shtoi se në referendum me votën “për” për radhitemi në grupin e gjithë atyre që janë pro NATO-s dhe Bashkimit Evropian (BE) si alternative e vetme për Maqedoninë dhe të ardhme të sigurt të vendit.

“Ne me votën “për radhitemi në grupin e gjithë atyre që janë pro NATO-s dhe Bashkimit Evropian (BE) si alternative e vetme për Maqedoninë dhe të ardhme të sigurt të vendit. Pasi që edhe referendumi edhe ndryshimet kushtetuese janë pjesë e po këtij procesi, por në dy faza të ndryshme, ne në fazën e parë do të motivojmë popullatën shqiptare që masovikisht të dalë me 30 shtator dhe të votojë për, ndërsa në fazën e dytë të ndryshimeve kushtetuese do të angazhohemi që komfor përcaktimeve programore të kërkojmë saktësimin e termit kushtetues prej 20 për qind të zëvendësohet me shqiptarë dhe gjuhë shqipe”, tha Arijanit Hoxha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button