Akademikët maqedonas: Marrëveshja e Prespës është zgjidhja më e mirë për kontestin e emrit

Marrëveshja e Prespës është zgjidhje optimale që Maqedonia ka mundur ta arrijë si zgjidhje e kontestit për emrin, konsideron akademiku Vllado Kambovski, i cili sot së bashku me akademikun Vllado Popovski dhe Nano Ruzhin mbajtën takim me gazetarët kushtuar pikërisht kësaj marrëveshje.

Në linjë të njëjtë me Kambovsin është edhe akademiku Popovski, i cili thotë se “nuk mund të kishte marrëveshje më të mirë” dhe se është iluzion nëse thotë se do të lidhej marrëveshje më e mirë për këtë.

Kambovski tha se ky nuk është qëndrim zyrtar i ASHAM-it, por se këto janë disa pikëvështrime shkencore të akademikëve nga Qendra për hulumtime strategjike të Akademisë. 

Akademikët shqiptarë: S’ka dyshim që shqiptarët duhet të votojnë “për” në referendumin për emrin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button