Ministrja Jankullovska sot në gjykatë qau gjatë fjalës përfundimtare për blerjen e Mercedesit

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska sot në Gjykatën Penale në fjalët përfundimtare në rastin e Prokurorisë Speciale Publike “Tank” ku gjykohet veçmas për shkak lindjes, duke qarë tha se që në fillim të gjykimit gjykatësja ka qenë në anën e kundërt të saj dhe kjo gjë nuk është e drejtë, shkruan Sdk.mk, transmeton Portalb.mk.

“Kjo procedurë zhvillohet në rrethana të jashtëzakonshme për mua. Ekziston anësi e shumicës së këshillit gjyqësor që publikisht dha qëndrim se unë jam fajtore gjatë sjelljes së aktgjykimit të Gjoko Popovskit dhe Nikolla Gruevskit. Rrethana plotësuese për anësi është sjellja e vendimit në periudhë eksprese. Në fillim të procesit duhej të kujdesesha për fëmijën dy muajsh, ndërsa tani ka tre muaj”, tha Jankullovska.

Ajo i hodhi poshtë akuzat e PSP-së se e ka keqpërdorur detyrën zyrtare si ministre e Punëve të Brendshme dhe me urdhrin e shefit të saj, Nikolla Popovski ta bëjë tenderin me favorizim të kompanisë “Makautostar” dhe të ketë vetëm një ofertë ‘mercedes C600 gard’ sepse Gruevski i ka thënë që vetura e tillë do të blihet me buxhetin e MPB-së.

Gjykata e Appelit në çdo moment mund ta publikojë vendimin e ankesës për dënimin me burg të Gruevskit dhe popovskit. Gruevski para një muaji kur u mbajt seanca publike në Gjykatën e Apelit për ankesën e tij, nuk ishte i pranishëm.

Aktvendimi për Jankullovskën do të shpallet për pesë ditë, me 8 tetor.

Ndryshe, gjykimi për Jankullovskën filloi në fund të gushtit të këtij viti, pasi që e akuzuara lindi. Ajo gjykohet ndaras pasi që Gjykata e pranoi kërkesën e avokatëve për pushim mjekësor për shkak të shtatzanisë së saj.

Rasti “Tank” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror.

Në këtë rast Gjoko Popovski është dënuar me gjashtë vite e gjashtë muaj burg, ndërsa Nikolla Gruevski si nxitës për kryerjen e veprës është dënuar me dy vjet e dy muaj burg.

http://portalb.mk/527933-gruevski-denohet-me-dy-vjet-burg-ndersa-gjoko-popovski-me-6-vjet-e-gjysme-ne-rastin-tank/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button