Në Greqi u mbajtën protesta kundër Marrëveshjes me Maqedoninë

 Në Selanik janë mbajtur protesta kundër marrëveshjes me Maqedoninë, raporton Anadolu Agency (AA).

Demonstruesit u mblodhën te Kulla e Bardhë, e cila është simbol i qytetit, në ditën e hapjes të Panairit të 83-të Ndërkombëtar të Selanikut.

Gjatë demonstratave pati përleshje midis policisë dhe demonstruesve të cilët ishin pothuajse 15 mijë.

Demonstruesit mbanin flamuj grekë duke brohoritur: “Maqedonia është Greqi!”.

Policia përdori gaz lotsjellës për të ndaluar demonstruesit që gjuanin me gurë dhe mjete piroteknike.

Në terren janë 4.000 policë ndërsa afër vendit të përleshjes me policinë po mbahen edhe protestat kundër gjendjes ekonomike në vend.

Në demonstratat e tjera që kaluan në mënyrë paqësore, protestuesit hodhën slogane kundër SHBA-ve, që është mysafir nderi i panairit të këtij viti.

Helikopterët fluturonin mbi qytet, në qendër të së cilës trafiku ishte ndërprerë ndërsa në disa pjesë të qytetit rrugët u bllokuan nga autobusët e policisë për të shmangur takimet me protestuesit.

Demonstratat filluan gjatë fjalës së kryeministrit Alexis Tsipras në hapjen e Panairit, që zgjati më shumë se tre orë.

Ditë historike, Maqedonia nënshkroi marrëveshjen për emrin me Greqinë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button