Ku mbeti Qendra për studime albanologjike?ASHAM fle!

Themelimi i Qendrës për studime albanologjike në kuadër të Akademisë së shkencave dhe arteve të Maqedonisë që u paralajmërua para më shumë dy viteve akoma mbetet vetëm një dëshirë që vështirë se do të realizohet. Hapja e saj akoma ngec, ndërkohë që nga ana e ASHAM-it nuk është bërë asnjë hap në këtë drejtim. 

Edhe propozuesit e këtij projekti dy akademikët shqiptarë, prof.dr. Alajdin Abazi dhe prof.dr. Ali Aliu nuk kanë dijeni nëse ky projekt do të realizohet në një të ardhme të afërt. Akademik Abazi për Portalb tha se rreth risive eventuale do të kontaktojë me kryetarin e Akademisë ditëve në vijim pasi që gjendet në konferencë ndërkombëtare jashtë vendit, ndërkohë akademik Ali Aliu, nuk është i kapshëm për shkaqe shëndetësore, respektivisht gjendet për kurim në Prishtinë.

Ideja e themelimit të kësaj qendre e dy akademikëve të parë shqiptarë në ASHAM, ishte propozuar në kohën kur situata politike në Maqedoni ishte acaruar tej mase pas botimit të Enciklopedisë maqedonase, e cila ishte e stërmbushur me ofendime e urrejtje nda shqiptarëve.

Në këtë moment u dha alarmi i fundit se ASHAM duhet përfundimisht të nderonte qasjen nacionaliste dhe se duhej të shkarkohej nga këto ndjenja që i mbillnin me dekada disa nga akademikët më të njohur maqedonas. Pas këtij momenti ndodhi edhe shkarkimi i kryeredaktorit të saj Bllazhe Ristovskit, dhe pranimi i dy akademikëve të parë shqiptarë në ASHAM, dekada pas themelimit të saj.

 ASHAM për momentin pjesë të saj ka katër akademik shqiptarë prof.dr. Alajdin Abazin dhe akademik Luan Starovën anëtarë të brendshëm dhe prof.dr. Ali Aliun anëtarë të jashtëm. Anëtari më i ri i ASHAM-it me propozim të vetë anëtarëve që para dy javësh është edhe Prof.dr. Abdylmenaf Bexheti që e qon në katër numrin e akademikëve shqiptar në ASHAM, e që nuk ka ndodhur deri më tani.

Qendra për studime albanologjike në kuadër të Akademisë së shkencave dhe arteve të Maqedonisë ishte paraparë të jetë në nivelin e Departamenteve apo njësive aktuale në ASHAM që janë pesë: Njësia për gjuhë dhe letërsi, shkenca sociale, matematikë dhe shkenca teknologjike, biologji dhe shkenca, ndërsa Qendr? për studime albanologjike duhej të studionte  gjuhën, kulturën dhe historinë e popullit shqiptar në Maqedoni.

Dy akademikët kur dhanë propozimin për hapjen e një qendre të tillë theksuan se themelimi i saj kërkon edhe angazhimin e kuadrove shqiptare, por edhe pranimin e akademikëve të rinj.
ASHAM edhe këtë herë si duket doli fitues mbi të gjithë, ashtu siç bëri me Enciklopedinë nacionaliste, vendosi kinse ta hiqte nga përdorimi dhe shitja, ndërkohë që kjo nuk ndodhi kurrë. Ajo vazhdon edhe më tej të shitet dhe të përdoret si bazë e të dhënave të verifikuara shkencore dhe historike. 

Ndërsa Qendra për studime albanologjike, që si njësi e ASHAM-it që duhej të kishte selinë në Tetovë sipas të gjitha gjasave do të jetë edhe një fitore me blof, e ASHAM-it, në lojën e pokerit me shqiptarët.

ASHAM gjithashtu për vitin 2012 nuk ka paraparë asnjë studim që ka të bëjë ma kulturën dhe trashëgiminë shqiptare në vend. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button