Historianët shqiptarë urojnë amerikanët

Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, dërgoi një telegram urimi në adresë të ambasadorit amerikan në Shkup Paul Wohlers, me urimet e sinqerta për 4 Korrikun – Ditën e Pavarësisë së Amerikës.  

Në këtë telegram, mes tjerash thuhet:

“Për popullin liridashës amerikan, 4 Korriku i vitit 1776, përbën një nga hallkat më të rëndësishme të formësimit dhe konsolidimit kombëtar. Është kjo dita kur me pietet kujtohen burrat e mëdhenj të kombit amerikan si George Washingtoni, Thomas Jeffersoni, e shumë të tjerë. ‘Deklarata e Pavarësisë së Amerikës’ nga kolonitë britanike, është shtylla më e fortë ku do të krijohej shteti dhe kombi i fuqishëm amerikan.   
 
Populli mik amerikan, gjatë gjithë historisë ka qenë një aleat i fuqishëm i popullit shqiptar, gjë që u dëshmua bindshëm sidomos gjatë intervenimit ushtarak për çlirimin e Kosovës në vitin 1999.  

Edhe këtu tek ne në Maqedoni, SHBA-ja luajti rol kyç për arritjen e marrëveshjes politike paqësore të Ohrit në vitin 2001.
Për të gjitha këto u jemi sinqerisht mirënjohës, me shpresën e vazhdimit të bashkëpunimit të ndërsjellë”. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button