Vuçiq për qëndrimet e Merkel rreth kufijve: Nëse ajo thotë ashtu, ne nuk mund ta ndryshojmë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi u prit në liqenin e Ujmanit nga një numër i madh gazetarësh, për çka e potencoi edhe vetë ai duke thënë se asnjëherë më parë nuk ka parë kaq shumë gazetarë të mbledhur për të në një vend, ka mbajtur edhe një fjalim, ku fillimisht shpalosi idetë e tij për të investuar në atë vend dhe për t’i ndihmuar banorët serb të asaj ane që të rimëkëmben ekonomikisht.

Edhe pse deklaroi se është duke i “ruajtur” shumë gjëra për t’i folur nesër në Mitrovicë, ai megjithatë iu përgjigj gazetarëve në disa prej pyetjeve të rëndësishme, si ajo për deklaratën e sotme të Angela Merkel në Shkup rreth kufijve të Ballkanit, ku ai deklaroi:

“Angela Merkel i ka ripërsëritur deklaratat rreth integritetit territorial, nuk ka asgjë të re aty, shumë persona janë gëzuar, ndër ta edhe armiqtë e mi politikë dhe gjithë të tjerët që nuk kuptojnë rreth atyre gjërave”, transmeton Klankosova.

“Ajo është liderja më e madhe evropiane, nëse ajo thotë ashtu ne nuk mund ta ndryshojmë. Por kjo nuk do të thotë se nuk mund t’i ndihmojmë popullit tonë që të qëndrojnë ne vendet ku janë edhe sot”, deklaroi Vuçiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button