Do të trajnohet ndihma e shpejtë

Ministria e Shëndetësisë promovoi projektin për trajnimin e ekipeve të ndihmës së shpejtë.

Qëllimi i trajnimeve është që të mundësohet përkujdesje sa më të shpejtë, efikase dhe adekuate të pacientëve me gjendje urgjente kardiovaskulare dhe traumatologjike. Pikërisht gjendjet e tilla janë arsyeja më e shpeshtë për lajmërim në numrin 194.

“Proekti do të realizohet në dy faza. Faza përgatitore do të zhvillohet në korrik dhe gusht, ndërsa faza e realizimit nga muaji shtator” – tha Todorov.

Trauma të rënda, sulm në zemër e pejsing janë vetëm disa nga temat që përfshihen në trajnime.

Ministri përkujtoi se së shpejti do të arrijnë 70 veturat e reja të ndihmës së shpejtë të pajisura mirë, dhe se kanë marrë pajtim për punësimin e 80 mjekëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button