Sllovenia ndihmon Maqedoninë me 552.000 euro

Qeveria e Republikës së Sllovenisë ka ndarë 552.000 euro për të ndihmuar realizimin e disa  projekteve në Maqedoni, ndër të cilat edhe projektin për ndërtimin e stacionit për filtrim të ujit në Probishtip, për çka janë ndarë  rreth 354.000 euro.

123.000 euro janë të parapara për ndihmë të ekspertëve, 35.000 euro për zhvillim të komunave të rajonit Lindor, si dhe 40.000 euro për përkrahje të sektorit joqeveritar.

“Dy shtetet dhe institucionet e tyre bashkëpunojnë me qëllim që Maqedonia sa më shpejtë të afrohet në BE”, tha ambasadori slloven në Maqedoni, Alan Bergant./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button