Vuçiqin në veri e shoqëron edhe kreu i BIA-s

Presidenti i Serbisë, i cili ka nisur vizitën dyditore në veri të Kosovës, në ndalesën e parë në Zubin Potok, po shoqërohet nga kreu i BIA-s, Bratisllav Gashiq, si dhe nga ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar.

Natyrisht nuk mungon as shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili qysh mbrëmë është raportuar të jetë në Kosovë.

Vuçiq do të vizitojë Zubin Potokun dhe hidrocentralin në Ujman, ndërsa do të qëndrojë edhe në Leshak, Leposaviq dhe do të takohet me përfaqësuesit politikë të serbëve në Zveçan, në mbrëmje.
Presidenti serb do të qëndrojë në Kosovë në një vizitë dy ditore, ku janë shtuar masat e rrepta të sigurisë.

Kjo është agjenda e vizitës së tij:

Në ora 15:00 do të qëndrojë në Ujman [Gazivodë].

Në ora 15:40 në Leshak.

Në ora 17:00 do të qëndrojë në Shkollën e Bujqësisë në Leshak.

Në ora 17:45 do të qëndrojë në Hallën e sporteve në Leposaviq.

Në ora 19:00 arrin në Zveçan ku do ta kalojë natën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button