Thaçi: Nuk bëj koalicion me Brankon, vetëm bisedoj me të

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, mbrëmë në emisionin X/0 të gazetarit Robert Popovski, mes tjerash, foli edhe për koalicionimet parazgjedhore, për çka heshtnin gjatë kohë nga partia e tij. Ai tha se nuk është i mundur koalicion parazgjedhor mes partive shqiptare dhe maqedonase, e gjithashtu as mes partive opozitare shqiptare.

I cituar nga udhëheqësi i emisionit, Thaçi hodhi poshtë të gjitha deklaratat që kishte dhënë në të njëjtin emision dy vite më parë, e që kishin të bëjnë me kërcënimet e tij për “rënien e kufijve me Kosovën e Shqipërinë nëse Maqedonia nuk anëtarësohet në NATO dhe BE”.

Menduh Thaçi gjithashtu i iku përgjigjes nëse do të merr përgjegjësi nëse përsëri humb zgjedhjet. Por ai paralajmëroi se nuk do ti pranon zgjedhjet nëse përsëri humb nga BDI me rezultat të thellë në Kërçovë dhe rrethinë, duke e konsideruar si faktor kyç për humbjet e PDSH-së njëanshmërinë e atij rajoni.

Ndërkaq, shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Artan Grubi në Facebook për këtë intervistë të Thaçit ka komentuar se është e turpshme që lideri i PDSH-së i ka quajtur  Çlirimtarët dhe UÇK-në “klloshara”.

“Është  turp i madh të tërhiqesh nga të gjitha deklaratat, turp i madh të pranosh qe ke humb të gjitha zgjedhjet e mos të bartësh përgjegjesi.  Kur del para mediave maqedonase dhe duhet ti mbrojë qëndrimet e veta patriotike të dhëna për mediat shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, atëherë thotë që asnjëherë si ka thënë ato fjalë dhe gërditet kur i ndëgjon sepse i janë shtrembëruar deklaratat. Populli nuk harron dhe nëse nuk i kujtohet në ndonjë cast, ne do ta përkujtojmë” ka thënë Grubi. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button