Një tërmet lëkundi rrokaqiej në Tokio

Një tërmet me intensitet prej 5.4 ballë është regjistruar në rajonin e Tokios, duke lëkundur rrokaqiejt në kryeqendrën japoneze.

S’ka të dhëna për viktima dhe dëme materiale dhe tani për tani nuk ka alarm për rrezik nga cunami.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në pjesën jugore të Tokios, në thellësi prej 100 kilometrave nën fundin e oqeanit.

Dridhja shkaktoi ndaljen e qarkullimit të trenave të shpejtë dhe të energjisë elektrike nëpër disa linja. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button