Hahn: Beogradit dhe Prishtinës t’u lejohen negociatat për “shkëmbimin e territoreve”

Komisionieri për Zgjerim në Komisionin Evropian, Johans Hahn, ka thënë sot në Vjenë se Beogradi dhe Prishtina “ mund të diskutojnë rreth idesë së shkëmbimit të territoreve”, raporton agjencia e lajmeve ‘tanjug’, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij, të dy shtetet duhet ta dinë që ajo marrëveshje duhet të jetë e pranueshme për të gjithë komunitetin ndërkombëtarë.

“Ajo marrëveshje duhet t’i kontribuojë stabilitetit në rajon”, ka thënë Hahn, raporton tanjug, transmeton Gazeta Express.

Kujtojmë se ideja për shkëmbim të territoreve është kundërshtuar ashpër nga faktori politik në vend, duke thënë se një gjë e tillë mund të ngritë tensionet në Ballkanin Perëndimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button