Trafiku në Durrës, rrugët e tejmbushura gjatë sezonit

Rëndohet trafiku në qytetin bregdetar të Durrësit. Fluksi i lartë i automjeteve nga kryeqyteti, rrethet, Kosova apo kthimi i emigrantëve ka rritur dukshëm trafikun në qytetin turistik. Situata është më e rënduar veçanërisht në zonën e plazhit të madh të Durrësit, në hyrje të qytetit bregdetar apo dhe akse të tjera rrugore. 
 
Për të përballuar një situatë të tillë, policia e qarkullimit rrugor ka ndërmarrë një sërë masash, që konsistojnë në rritjen e personelit të shërbimit, ngritjen e postoblloqeve në pikat ku ka trafik më të lartë, apo bashkrendimin e punës me strukturat e policisë së qarkullimit rrugor të Tiranës. 
 
Nëse ka një rritje të trafikut në rrugët e qytetit të Durrësit dhe plazhit po ashtu, ka një rënie të numrit të aksidenteve krahasuar me sezonin e kaluar. Në javët në vijim pritet dhe një rritje më e madhe e fluksit dhe si rrjedhojë një rendim edhe më i madh i trafikut. Problem vazhdon të jetë fakti se një pjesë e mirë e semaforëve janë jashtë përdorimit, gje që e ka detyruar policinë e qarkullimit që të zgjidhë këtë problem duke shfrytëzuar policinë rrugore. /Oranews

Lajme të ngjashme

Back to top button