Rusia dhe Franca do të prodhojnë një automjet të blinduar

Rusia dhe Franca pas 1 viti e gjysmë do të prodhojnë një automjet të blinduar, njoftoi Zëvendës Drejtori i “Rosoboronexport” Igor Sevastianov.

“Ne kemi një projekt nën përkujdesjen e ekipit ruso-francez për trupat ushtarake tokësore, kryetar i të cilit jam unë. Ne jemi duke punuar për prodhimin e një lloj makine në bazë të asaj franceze me armë ruse dhe me çati ruse.”

“Makina duhet të prodhohet së shpejti – pas një viti e gjysmë. Plani është gati dhe modeli tashmë është konstruktuar”, – tha Sevastianov gjatë Forumit ndërkombëtar “Teknologjitë në industrinë e prodhimit të makinave – 2012? (TVM), që po zhvillohet në qytetin Zhukovski në periferi të Moskës.

Lajme të ngjashme

Back to top button