“Protestoj” fton edhe opozitën që të bashkohet në protestë

Pak momente më parë ka përfunduar protesta e shoqërisë civile ku u kërkua shkarkimi i kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, për herë të tretë.

Përveç kërkesës për dorëheqjen e tij u kërkuara edhe të bëhet Vetting në sistemin e drejtësisë si dhe të ndalohet presidenti Hashim Thaçi me propozimin e tij për korrigjim të kufirit me Serbinë.

Anëtarë të shoqërisë civile dhe qytetarë kanë kërkuar që në protestën e radhës të bashkohen edhe të gjitha subjektet politike opozitare, njofton Klan Kosova.

Imer Mushkolaj para protestuesve tha se vetëm me protesta mund të ndalohet Thaçi me idenë e tij për korrigjim kufijsh.

Përveç kësaj ai ka thënë se me protesta edhe duhet të kërkohen zgjedhjet e reja parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button