Vuçiq i përgjigjet Thaçit: Ju nuk doni të flisni për asgjë me rëndësi

Një deklaratë e Thaçit sot gjatë ditës në tryezën e KDI-sër për dialogun Kosovë-Serbi, ka nxitur reagimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Thaçi deklaroi sot se në asnjë rrethanë me Vuçiqin nuk do të diskutojë për Mitrovicën ose për Gazivodën.

“Nuk do të bisedohet kurrë në asnjë rrethanë as për Gazivodën e as për qytetin e Mitrovicës. Ky proces do të shënojë fundin e konfliktin e gjatë mes Kosovës e Serbisë, e jo siç thonë do të zgjojë konflikte. Fundi i konfliktit do të vijë duke bërë kufirin e qartë mes vendeve tona”, tha Thaçi.

Pas kësaj deklarate presidenti serb po e akuzon Thaçin se nuk është i gatshëm të flasë për asnjë çështje me rëndësi, transmeton Insajderi.

“Unë e shoh se zyrtarët shqiptarë nga Kosova nuk duan të flasin për Asociacionin, për veriun, e as për Gazivodën. Ata nuk duan të flasin për asnjë gjë thelbësore”, ka thënë Vuçiq për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

Thaçi dhe Vuçiq do të takohen përsëri më 7 shtator në Bruksel, për vazhdimin e fazës finale të dialogut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button