Çfarë bizhush mbahen tani? Modelet nga të cilat duhet të heqësh dorë
Varëset në bazën e fytit janë shumë “in“ këtë sezon. Mund të mbash një, por efekti është edhe më mbresëlënës nëse mbivendos më shumë, ndoshta dhe me detaje si ndonjë simbol që ilustron dicka të dashur për ty, shkruan Bordo.al.
Do jesh më interesante nëse nuk mban dy vëthë njëlloj: janë më në modë asimetrike ose të ndryshëm por të së njëjtës natyre.
Shumë të pëlqyer këtë vit janë sidomos vëthët me kristale
Hiq dorë nga byzylykët e gjerë e të trashë; tani mbahen të hollë dhe delikatë prej metali
Jo shumë ngjyra; popullaritet të madh kanë në këtë moment bizhute transparente monokrom mundësisht
Fjala e ditës janë vetëm karficat e holla e jo të komplikuara të flokëve