Lëvizja PYKA shpalos emrat e anëtarëve!

Pas dy takimeve të grupit iniciator për themelimin e një koalicioni joformal të shoqërisë civile dhe autoriteteve individuale, për të ndihmuar proceset shoqërore, kulturore dhe politike në Maqedoni, në Shkup, u themelua Lëvizja PYKA. Në këtë lëvizje antarë janë Azam Dauti, Edmond Ademi, Ekrem Dolek, Fadil Curri, Ilir Ajdini, Ramadan Ramadani dhe të tjerë.

Kjo lëvizje nuk është parti politike, nuk ka lidhje me asnjë parti politike aktuale e as atyre në paralajmërim. 

“PYKA nuk është edhe as organizim apolitik, që do të thotë se do ketë pozicione dhe pikëpamjet e veta për çështje të ndryshme politike, socio-ekonomike dhe kulturore. Qëndrime këto që në momentin e duhur do ti prezantohen opinionit. Lëvizja PYKA ka miratuar emrin dhe logon e saj, ka krijuar dy grupe punuese të veçanta; një për shqyrtimin e tekstit final të deklaratës së saj të përgjithshme si dhe grupin punues për përpilimin e platformës së Lëvizjes PYKA, platformë ku do ta prezantohet vizioni i saj në lidhje me çështjet e rëndësishme për shoqërinë” thonë nga PYKA.

Lëvizja PYKA ka platformë qytetare, të qëndrueshme, publikisht vizible, mëton të jetë faktor me ndikim shoqëror e politik, pjesëmarrës proaktiv në shoqëri, duke kontribuar në  demokratizimin e mëtejshëm të shoqërisë na Maqedoni.

Lista e plotë e antarëve të saj:

Azam Dauti,  shoqata SHKUPI
Bejtula Morina, OJQ ESNAF
Bekir Halimi, NUN – Kultura
Edmond Ademi, INSTITUTI LIBERTA- Qendra për hulumtime politike dhe ekonomike
Ekrem Dolek, Oda e Tregëtarve të Maqedonisë
Ekrem Vllasaku – OJQ “Prosperiteti”
Fadil Curri, shkrimtar dhe gazetar
Ilir Ajdini, gazetar
Imer Bajrami, piktor
Liman Jetishi, afarist
Petrit Saracini, aktivist në shoqërinë civile
Ramadan Ferati, afarist
Ramadan Ramadani, NISMA- Instituti për mendim të lirë
Sedat Ramadani, politolog
Sedat Shabani, teolog
Semi Mehmeti, gazetar

Së shpejti PYKA do të del me versionin përfundimtar të rregullave, strukturës dhe mekanizmave të vendimmarrjes dhe përfaqësimit të saj. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button