Georgievski kundër-përgjigjet, ju nuk jeni themelues të VMRO-DPMNE-së

Kryetari i VMRO-Popullores, Lubço Georgievski, i është përgjigjur letrës së hapur të disa themeluesve të VMRO-DPMNE-së, të cilët kritikuan ashpër  takimin e tij dhe kolicionimin e mundshëm me kreun social-demokratëve , Branko Cërvenkovski.

Georgievski thotë se nga të katër të nënshkruarit e letrës së hapur, njeh si themelues vetëm Boris Zmejkovskin, ndërsa tre të tjerët, sipas tij, janë themelues të vetëshpallur, ndaj dhe reagimi ka të bëjë kryesisht me këtë të parin.

“Me rastin e bisedimeve VMRO-Popullore dhe LSDM, pyes: A ka harruar Zmejkovski se në vitin 2001 hyri në koalicion me Branko Cërvenkovskin dhe rrënoi qeverinë ku ministër i Financave ishte kryeministri aktual, Nikolla Gruevski. Lidhur me interesat biznesore, është mirë që Zmejkovski t’i tregojë opinionit se sa kapital ka në Maqedoni dhe në ç’mënyrë e ka fituar atë?”, shkruan në letrën e tij, Georgievski.

“Në arkivin e Republikës së Maqedonisë ekzistojnë dosje për një person Boris Zmejkovski dhe një tjetër Mane Jakovlevski. Do të ishte akt shumë i madh patriotike nëse me ligjin e ri për lustrim këto dosje të bëheshin publike për të tërë opinionin e Maqedonisë për të parë se kush janë këta persona”, shkruan më tej ish-kryeministri.

Ditë më pare Boris Zmejkovski, Vllado Tarantallovski, Mane Jakovslevski, Vasil Numov dhe Dijana Tarantallovska I dërguan letër të hapur Georgievskit duke e kauzuar atë për tradhti ndaj VMRO-DPMNE-së, pas takimit me Cërvenkovskin.

Lajme të ngjashme

Back to top button