Salla e sportit në Saraj do të kushtojë 40 milion denarë, gati për vitin shkollor 2019/20

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi së bashku me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetarin e Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti sot shënuan fillimin e aktiviteteve për ndërtimin e sallës së re të sportit – që është në përbërje të Shkollës së Mesme “Saraj”, njofton Portalb.mk.

Salla e sportit do të kushtojë 40 milionë denarë, është financim i përbashkët i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Bankës për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës.

Ministri Ademi premtoi se salla do të duhet të përfundojë deri në fillim të vitit të ardhshëm shkollor – 2018/19, ka për qëllim të avancojë kushtet infrastrukturore për realizimin e suksesshëm të procesit edukativo-arsimor dhe të aktiviteteve sportive të klubeve të sportit në komunën e Sarajit.

“Kjo sallë sporti do t’i përmbushë të gjitha standardet bashkëkohore për cilësi, si nga aspekti i materialit ndërtimor, po ashtu edhe nga aspekti i sporteve që do të mund të realizohen, si fusboll i vogël, hendboll, basketboll, volejboll, gjimnastikë, pingpong – për të cilat do të vendoset pajisje adekuate dhe rekuizita sportive”, theksoi ministri Ademi, duke shtuar se ky objekt do të ketë sipërfaqe prej 1300 metra katrorë, me dhoma veshjeje, hapësira për rekuizita, hapësira/zyra për mësuesit, tualete dhe tribuna me kapacitet prej 500 karrigeve.

Ndërtimi i sallës së sportit në Saraj është në kuadër të projektit për ndërtimin e 145 sallave të sportit nëpër shkolla.

Ministri Ademi tha se në rrjedhë e sipër është ndërtimi i sallës së sportit të shkollës fillore në fshatin Gllumovë.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button