AKI jep detaje: Një zyrtar i sigurimit të brendshëm ka shtënë mbi një punonjës të bufesë

Agjencia Kosova për Inteligjencë ka reaguar sot pas vrasjes që ndodhi në ndërtesën e AKI-së.

AKI përmes një reagimi për media konfirmon se sot rreth orës 09:10, në objektin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast një zyrtar i sigurimit të brendshëm ka shtënë mbi një punonjës të bufesë.

“Rasti nuk ka të bëjë me çështje që ndërlidhen me veprimtarinë e AKI-së. Me hetimin e këtij rasti po merret prokurori kompetent. Viktima ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet në njoftimin e AKI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button