Në një shkollë të Bujanocit nxënësit serbë s’duan të mësojnë me ata romë

Siç shkruan portali informativ në gjuhën serbe “Bujanovaçke”, rreth 30 serbë nuk kanë lejuar që fëmijët e tyre filloristë të hyjnë në shkollën fillore “Branko Radiçeviq”, në Bujanoc, ngase janë të pakënaqur me radhitjen e personelit arsimor nëpër klasë, por mësohet jozyrtarisht se fakti qëndron në atë se pesë klasat e para duhet të jenë të përziera me nxënës romë, njofton Koha.net.

Në klasën e parë të shkollës fillore “Branko Radiçeviq” janë regjistruar 88 nxënës parashkollorë, prej të cilëve dy të tretat janë nxënës fillestarë romë, njofton “Bujanovaçke”.

Ka vite që në këtë shkollë po manifestohet ksenofobia ndaj nxënësve të komunitetit rom, qoftë nga prindërit e nxënësve serbë, të cilët sa vijnë e zvogëlohen në numër, po ashtu edhe nga personeli arsimor.

Në saje të numrit në rritje të nxënësve romë, kjo shkollë serbe llogaritet nga më të mëdhatë në nivel komune, duke ruajtur edhe bërthamën e personelit arsimor dhe numrin e paraleleve, që nëpër shkollat e tjera rurale, në mënyrë drastike po zvogëlohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button