Greqi, punonjësit e sektorit detar zgjasin grevën

 Mbi 300 mijë persona, duke përfshirë mijëra turistë, janë prekur negativisht nga vendimi i punonjësve të sektorit detar në Greqi për të vazhduar grevën e tyre edhe me një ditë tjetër, transmeton Anadolu Agency (AA).

Federata e Marinës së Greqisë (PNO), ka hyrë në grevë duke kërkuar rritje në pagat e punonjësve të anijeve në kuadër të marrëveshjes kolektive, dhe pasi negociatat nuk kanë dhënë rezultat ajo ka vendosur që të zgjerojë grevën duke e zgjatur edhe me një ditë tjetër.

Në një deklaratë nga Shoqata e Menaxhimit të Anijeve të Udhëtarëve në Greqi (SEEN) thuhet se për shkak të anulimit për 2 ditë të udhëtimeve të anijeve parashikohet se nga greva janë prekur më shumë se 300 mijë persona, duke përfshirë banorët e ishujve dhe turistët.

PNO në një deklaratë kishte njoftuar për marrjen e vendimit të hyrjes në grevë për shkak se nuk janë bërë rritje të pagave në nivel të kënaqshëm të punonjësve që kanë punuar edhe në periudhën e krizës që ka vazhduar për më shumë se 8 vite.

Sipas shtypit grek, mësohet se PNO nuk ka pranuar propozimin e punëdhënësve për rritjen e pagës me 2 për qind, për të cilën ajo ka kërkuar një rritje page me 5 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button