Ivanov takohet me presidentin e Kazakistanit Nazarbaev

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanonv, i cili prej dje qëndron në vizitë të Kazakistanit, sot do të takohet me homologun e tij nikoqir, Nursulltan Nazarbaev.

Përveç Nazarbaev, Ivanov në Astana do të takohet edhe me kryeministrin Karim Masimov dhe kryetarin e Dhomës së Lartë të Kuvendit të Kazakistanit, Senatit, Kairat Mami.

Në kuadër të vizitës së kryetarit maqedonas do të nënshkruhen marrëveshje për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar, për anulim të tatimit të dyfishtë dhe për mbrojtjen e investimeve në të dy vendet.

Lajme të ngjashme

Back to top button