Stavrevski në Rusi për projektin “Gazifikimi i RM-së”

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavrevski sot dhe nesër do të kryesojë me Komisionin e 6-të ndërqeveritarë maqedonas-rus për bashkëpunimin ekonomik e shkencor-teknik i cili mbahet në Nizhnij Novgorod, Rusi.

Në fokus të Komisionit ndërqeveritar ruso-maqedonas do të jenë sektori i energjetikës, avancimi në negociatat për kyçjen e Maqedonisë në “Rrjedhën jugore” dhe pagesën e borxhit të Krilingut me Rusinë përmes projektit “Gazifikimi i RM-së”.

Siç kumtoi Ministria e Financave, në komisionin do të shqyrtohen edhe drejtimet dhe perspektivat për zhvillimin e bashkëpunimit tregtar-ekonomik mes Republikës së Maqedonisë dhe Federatës Ruse, si dhe bashkëpunimi në industri, transport, bujqësi, arsim, shkencë dhe turizëm.

Bashkë-kryesues i Komisionit ndërqeveritar nga pala ruse është zëvendës-ministri për zhvillim rajonal të Federatës Ruse Maksim Travnikov. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button