Kryesia e Kuvendit të Kosovës vendos: Seanca e jashtëzakonshme nesër në orën 10:00

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që nesër në orën 10:00 të mbahet seanca e jashtëzakonshme me pikën e rendit të ditës “Debat parlamentar lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë”, njofton Klan Kosova.

Kryeparlamentari Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë është shfaqur i rezervuar nga komentet politike, pasi sipas tij të gjitha do t`i thonë në seancën e nesëmre.

Në seancën e së martës pritet të miratohet rezoluta, e cila ia ndalon presidentit Hashim Thaçi të bisedojë me Serbinë për territor, njofton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button