Ambasadori i SHBA-së në Greqi: Marrëveshja e Prespës sjell mundësi të rëndësishme ekonomike

Implementimi i Marrëveshjes së Prespës do të krijojë mundësi të reja dhe të rëndësishme ekonomike, thotë ambasadori i SHBA-së në Athinë, Xhefri Pajat për edicionin javor të “Katimerini”-t, dhe shton se zgjidhja mes dy vendeve i “hap” marrëdhëniet me fqinjët verior.

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina,  intervista është në vigjilje të Panairit tradicional ndërkombëtar në Selanik që fillon të shtunën e ardhshme, ndërsa në të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtë vit janë vend i nderit.

“Marrëveshja e Prespës është e rëndësishme sepse i “hap” marrëdhëniet me fqinjët verior.  Isha i impresionuar sepse në Selanik nga biznesmenët kam dëgjuar  se  pajtohen,  madje edhe nëse nuk u pëlqen marrëveshja e Prespës,  se nëse zbatohet do të krijojë  mundësi të reja dhe të rëndësishme  ekonomike. Nuk bëhet fjalë vetëm për Shkupin, por edhe për marrëdhënien historike të Greqisë me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, faktin se Greqia e ndan mendimin amerikan se këto vende duhet  të mundohen ta vazhdojnë rrugën e tyre deri në anëtarësimin në NATO dhe BE, nëse popujt e tyre e zgjedhin atë”, thotë ambasadori i SHBA-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button