Gjermani, protesta rivale mbi vrasjen e shtetasit gjerman nga emigrantët

Grupet e ekstremit të djathtë dhe ato anti-fashiste gjatë ditës së djeshme u përleshën në qytetin lindor Chemnitz të Gjermanisë lidhur me vrasjen e një burri nga emigrantët, raporton Anadolu Agency (AA).

Mbi 4.500 protestues të ekstremit të djathtë morën pjesë në mitingun anti-migracionit të organizuar nga grupi Alternativa për Gjermaninë (AfD) dhe grupi Pro Chemnitz, një javë pasi një shtetas gjerman 35-vjeçar pretendohet se u vra nga dy emigrantë në një rrugicë.

Protestuesit, që mbanin parulla që kërkonin dëbimin e menjëhershëm të emigrantëve të paligjshëm, këndonin slogane “Merkel duhet të shkojë”, “Rezistencë” dhe “Ne jemi populli”.

Grupet majtiste dhe anti-fashiste organizuar një demonstratë kundërshtuese për të protestuar ndaj dhunës së djathtë ekstreme në Chemnitz, pasi ditëve të fundit turma po sulmonin njerëz të huaj të rastit në rrugë.

Sipas organizatorëve, pjesë e protestës rivale ishin të paktën 3.500 persona.

Autoritetet mbajtën një prani të rëndë policore dhe u përpoqën t’i mbanin grupet rivale në një përpjekje për të shmangur dhunën.

Megjithatë, përplasjet mes ekstremistëve të krahut të djathtë dhe grupeve majtiste lanë të paktën 11 të lënduar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button