Veseli merr pjesë në tryezën për fazën finale të dialogut

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të marrë pjesë në tryezën e organizuar me temën “Faza finale e Dialogut Kosovë-Serbi”, e cila do të mbahet sot, transmeton Klan Kosova.

Kjo tryezë do të mbahet sot në Shtëpinë e Kulturës në Mitrovicë duke filluar nga ora 12:00, thuhet përmes një njoftimi për media nga zyra e komunikimit për media e Kuvendit të Kosovës.

Takimi i radhës në Bruksel në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiq do të mbahet më 7 shtator.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button