Dimitrov në Tetovë, Komuna e Tetovës me përfshirje vullnetare në fushatën “për” Maqedoni evropiane (VIDEO)

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov ka nisur takimet në Tetovë në kuadër të fushatës “për” Maqedoni evropiane, transmeton Portalb.mk. Ministri Dimitrov ka thënë se s’ka dyshime se qytetarët duhet të votojnë “për” në referendum, ndërkohë që kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi ka thënë se Komuna do të ketë përfshirje vullnetare në fushatë.

“Nuk kam asnjë dyshim se qytetarët nuk do të rrethojnë “për”. Kështu që nuk e di se sa do të jetë e fuqishme kjo anë. Por do të shikojmë se çfarë nëse ndodh e kundërta?. Një kohë të gjatë kemi pasur negociata, e tash kur kemi kompromis, referendumi paraqet mënyrë që të fitohet legjitimitet për atë kompromis”, tha Dimitrov.

Ministri Dimitrov, ka theksuar se prononcimi “për” në referendum do të thotë se ku ne duam ta shohim Maqedoninë pas 5 vjetësh, dhe për këtë ne i marrim litarët në duart tonë.

“Nuk duhet të mendohet në këtë moment për atë çështje që të dështojë referendumi”, tha Dimitrov.

Nga ana tjetër, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi ka theksuar se komuna në fushatë do të marrë pjesë në mënyrë vullnetare.

“Me qenë se fushata organizohet nga Kuvendi, ne si komunë do të marrim pjesë në të në mënyrë vullnetare”, tha Arifi.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button