Demokracia e Re nuk do ta ratifikojë marrëveshjen, shkak ruajtja e identitetit maqedonas

Qëndrimet se Marrëveshja e Prespës “fqinjve ua lë gjuhën dhe identitetin maqedonas”, por edhe se Demokracia e Re nuk do ta ratifikojë as në këtë Parlament as në tjetrin edhe njëherë i përsëriti lideri i partisë më të madhe opozitare greke Kirjakos Micotakis, duke folur në ngjarje të organizuar nga rinia e Demokracisë së Re.

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, Micotakis tha se marrëveshja është arritur në fshehtësi “në mungesë të popullit, në mungesë të parlamentit, në mungesë të partive opozitare” dhe tashmë mban rezultate negative për Greqinë.

“Marrëveshje e cila duke e shtrembëruar linjën nacionale 27 vjeçare të fqinjve tanë e lë gjuhën dhe identitetin maqedonas. Ajo është marrëveshje të cilën Demokracia e Re nuk ka shans ta ratifikojë as në këtë parlament as në tjetrin. Procedurat e Qeverisë janë kombëtarisht të rrezikshme. Tashmë menjëherë dalin rezultatet negative”, tha Micotakis.

Lideri i Demokracisë së Re, në mënyrë indirekt e akuzoi Qeverinë greke se nuk reagon dhe nuk përgjigjet në deklaratat të cilat vijnë nga kreu shtetëror i Maqedonisë.

“Zaevi vetë është i pari i cili e përgënjeshtron Koxiasin, ndërsa Dimitrovi thotë, neve na thotë, “Jam maqedonas dhe flas në gjuhën maqedonase”. Disa në Qeveri e dëgjojnë atë pa dhënë përgjigje, me faj ose thjeshtë të përkulur e ulin kokën. Mospërgjegjësia e tyre nuk do të harrohet. Grekët nuk duan dhe nuk duhet asnjëherë të jenë, të jemi, nacionalistë të verbër, por e dinë se duhet të jenë patriotë të ndershëm”, tha Micotakis, transmetoi MIA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button