Gruevski: Qipro s’ka rol kyç por pres bashkëpunim korrekt

Edhe pse Qipro nuk ka rol vendimtar si kryesues, pres që ky shtet ta vazhdojë politikën e dyerve të hapura të Bashkimit Evropian. Kështu u shpreh kryeministri Nikolla Gruevski sot në promovimin e librave në USHT.

“Në princip ai që kryeson me BE-në nuk ka ndonjë rol kyç në përcaktimin e punëve. Kuptohet ka një influencë të vogël të caktuar, por nuk e ka rolin kyç e udhëheqjes së politikave, kështu që pres bashkëpunim të drejtë dhe korrekt me Qipron” tha Gruevski.

Sipas tij, pritjet e Qeverisë nga kryesuesi i ri me BE-në janë që të vlerësohet puna e bërë.

“Pres që të vlerësohemi për atë që ne e punojmë dhe e kemi punuar dhe pres që Qipro të mbetet në politikën e dyerve të hapura në pajtim me meritat të cilat shumë kohë më parë vendi  i ka  merituar, por për arsye të cilat njihen, bllokimi nga Greqia, tani për tani nuk mund të realizohen, siç është anëtarësimi në NATO dhe në  BE” ka thënë Gruevski,

Mirëpo, marrja e Presidencës së BE-së nga pjesa greke e Qipros nuk do të ketë prioritet zgjerimin me anëtare të reja, ndërsa për Maqedoninë duke marrë parasysh afërsinë e Qipros me Greqinë, nuk përbën domosdoshmërish një lajm të mirë për sa u përket euro integrimeve të vendit.

Marrja nga ana e Republikës së Qipros të presidencën e Bashkimit Evropian sot, dhe drejtimi i saj gjatë gjashtë muajve të ardhshëm ka shkaktuar reagime në tre shtete të Ballkanit. 

Maqedonia as që i ka kushtuar vëmendje këtij lajmi, duke pasur parasysh qëndrimet identike që ky shtet ishullor ka rreth çështjes së emrit që Maqedonia ka me Greqinë. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button