Pakistan, vriten 6 militantë nga një sulm me aeroplan

Si pasojë e një sulmi me aeroplan amerikan pa ekuipazh kundër një kompleksi të militantëve, në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, janë vrarë të paku 6 militantë të dyshuar.

Në sulmin e sotëm me me dy raketa u godit një kompleks në largësi prej 50 kilometrash në jugperëndim të qytetit Miranshah, në Vaziristanin Verior, afër kufirit me Afganistanin.

Shtetet e Bashkuara konsiderojnë se pjesa fisnore veriperëndimore gjysmë-autonome paraqet strehim kryesor për militantët e Al-Kaidës dhe të talibanëve, që organizojnë sulme në pjesën perëndimore dhe në Afganistan.

Nga një sulm me aeroplan pa ekuipazh, ditën e martë, u vranë pesë militantë. /CNN

Lajme të ngjashme

Back to top button