Funksionarët e BDI-së sot takohen me qytetarët e Çairit

Më 01.09.2018, sot në hapësirat e Komunës së Çairit, nga ora 13:00 deri në ora 18:00 do të organizohet ditë e hapur për banorët e Komunës së Çairit, gjatë së cilës qytetarët do të kenë mundësi të realizojnë takim me ministrat, zëvendës ministrat, sekretarët shtetëror dhe deputetët e zonës nga rradhët e BDI-së për t’i shprehur vërejtjet, kërkesat, idetë, sugjerimet për një qeverisje sa më të afërt dhe në shërbim të qytetarëve, informojnë nga BDI.

Karavani i bashkëbisedimit me qytetarët “Zëri yt” fillon nga Komuna e Çairit.

Të pranishëm do të jenë:

  • Bujar Osmani – zv.Kryeministër
  • Sadulla Duraku – Ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
  • Kreshnik Bekteshi – Ministër i Ekonomisë
  • Arbër Ademi – Ministër i Arsimit dhe Shkencës
  • Shyrete Elezi- zv. Ministre e Finansave
  • Agim Nuhiu – zv. Ministër i Punëve të Brendëshme
  • Asim Musa – zv. Ministër i Shëndetësisë
  • Bekim Maksuti – zv. Ministër i Mbrojtjes
  • Nefrus Çeliku – Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë
  • Jahi Jahiu – Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Administratës Publike
  • dhe Deputetët e zonës:
  • Ejup Alimi – Koordinator i grupit parlamentar
  • Artan Grubi – deputet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button