Todorovi do t’i zvogëlojë gabimet mjekësore me udhëzime

Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov do t’i zvogëlojë gabimet mjekësore dhe do t’i detyrojë mjekët të bartin foto të sakta klinike me 230 udhëzimet e reja klinike, të cilat i promovoi sot. Dokumente të shkurta, koncize dhe sistematike, në të cilat përshkruhen shenjat e sëmundjes, simptomat, diagnoza dhe trajtimi. 

“Nga këto 230 udhëzime të azhurnuara ka gjashtë, të cilat kanë ndryshim të caktuar nga momenti i datës sonë të prerë, kurse ajo është shkurti të këtij viti. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për udhëzime të rëndësishme ne vendosëm edhe pse ato janë të azhurnuara të njëjtat t’i rinovojmë me datë të qershorit”, tha Todorov.

Sipas Todorovit me këtë gabimet në mjekim do të jenë minimale.

“Do të mundësojmë që ky aplikacion të jetë i kapshëm në çdo automjet të ambulancës dhe me kërkim të shpejtë të të gjitha informacioneve për diagnostikim më të lehtë dhe trajtim më të mirë në medicinë themeluar në bazë të dëshmive që të mund të ndërmerret nga punonjësit e ndihmës urgjente mjekësore”, lajmëroi ministri.

Udhëzimet u janë dorëzuar të gjitha fakulteteve të mjekësisë, kurse mund të gjenden edhe në ueb-faqen e Ministrisë së Shëndetësisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button