Georgievski: VMRO falsifikon historinë e Maqedonisë

Ish kryeministri dhe kryetar i VMRO Popullores, Lubço Georgievski sot në promovimin e librit të tij “Ky jam unë” sërish tha se në këto vitet e fundit në Maqedoni bëhet falsifikimi i historisë.

“Sot shoqëria në Maqedoni po ballafaqohet me një tentim të ri të falsifikimit të historisë.Viteve të fundit jemi bombarduar me jubile, në të cilat, ata që sot i festojnë, as që kanë marrë pjesë dhe nuk kanë qenë të kyçur aktiv, edhe pse vitet i kanë lejuar që edhe ata ti udhëheqin proceset. Në vitet e fundit jemi bombarduar me emisione dokumentare ku shohim heronj të rremë, vitet e fundit shohim një sërë librash ku pjesëmarrës të rremë japin pikëpamjet e tyre autobiografike për ngjarje ku nuk kanë qenë askund. Vitet e fundit u shtuan themeluesit e VMRO DPMNE-së si kërpudha pas shiut edhe pse shumë mirë kujtohemi se kush ishin ata në idenë e themelimit të VMRO-së edhe pavarësisë së Maqedonisë. Më duhet të konstatoj se falsifikimet që na i la historiografia komuniste, nuk ishin origjinale vetëm të asaj histeografie komuniste, gjeni ti falsifikojmë punët tek populli maqedonas është pak më i gjerë që të mund ta kushtojmë vetëm në komunizëm”, tha Georgievski.

Ai kërkoi duel televiziv me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe me ministrin e financave Zoran Stavrevski duke e quajtur këtë të parin boksier./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button