Përfundon takimi joformal i ministrave të Jashtëm të BE-së

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini në lidhje me një ndërhyrje të mundshme ushtarake në rajonin e Idlibit në Siri tha se “Mendojmë se një operacion kundër Idlibit mund të shkaktojë fatkeqësi njerëzore”, raporton Anadolu Agency (AA).

Mogherini sot mbajti një fjalim pas takimit joformal të ministrave të Jashtëm të BE-së, i cili u mbajt në Austri për dy ditë me radhë me pjesëmarrjen e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare dhe vendeve kandidate për anëtarësim në BE.

Mogherini tha se në takim është diskutuar për problemin Palestinë-Izrael dhe shtoi se është ndarë mendimi se qëndrimi më konsistent është zgjidhja me dy shtete.

Duke thënë se BE-ja mbështet angazhimet e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Egjipt dhe Gaza, Mogherini tha se e mbështesin edhe Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punime për Refugjatët Palestinezë (UNRWA).

– “Operacioni ushtarak në Idlib shkakton fatkeqësi njerëzore”

Mogherini duke folur në lidhje me një sulm të mundshëm ndaj rajonit të Idlibit në Siri, tha se “Mendojmë se një operacion kundër Idlibit mund të shkaktojë fatkeqësi njerëzore”.

Ajo tha se gjatë takimit kanë shkëmbyer edhe mendimet për marrëveshjen bërthamore dhe gjendjen e Iranit.

“Po punojmë për vazhdimin e marrëveshjes bërthamore. Dje Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike publikoi raportin e 12-të dhe tregoi se Irani ka përmbushur zotimet. Ky është një lajm i mirë”, tha ajo.

Mogherini vuri theksin edhe në referendumin që do të mbahet për “çështjen e emrit” në Maqedoni, ku tha se BE mbështet fuqishëm marrëveshjen historike në mes të Athinës dhe Shkupit.

Ndërsa ministrja e Punëve të Jashtme të Austrisë Karin Kneissl tha se në takim nuk është marrë ndonjë vendim meqë është një takim joformal por që çështje të shumta janë diskutuar në një atmosferë pozitive.

Duke vënë në dukje se luftërat gjithmonë shkaktojnë fatkeqësi të mëdha, Kneissl rikujtoi se populli i Sirisë për një kohë të gjatë ka përjetuar një fatkeqësi të madhe për shkak të luftës.

Ajo theksoi se BE-ja po i ndjek zhvillimet në Siri jo vetëm për shkak të problemit të emigrantëve por për shkak të arsyeve të shumta dhe shtoi se po punojnë për të kontribuar në zgjidhjen e këtij problemi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button