Terrori i 27-prillit: Mes të deklaruarve të pafajshëm dhe ultimatumit ndaj VMRO-së

Prokruroria është e bindur se të akuzuarit për ngjarjet e 27-prillit kanë kryer “vepra të bashkërenduara” dhe që e kërcënojnë rendin kushtetues, por të akuzuarit janë deklaruar si të pafajshëm, kurse mbrojtja e tyre ka kërkuar tërheqje të aktakuzës. Është dërguar ultimatum ndaj VMRO-DPMNE-së, shkruan Portalb.mk.

31 të akuzuarit hetohen nën veprën penale “kërcënim terrorist i rendit kushtetues”, kurse 2 për ndihmë.

Deri në fund të janarit janë caktuar 65 seanca, në të cilën duhet të publikohen dëshmi, kurse deri tash kanë kaluar katër seanca. Seanca e radhës, e pesta me radhë është të premten. Seancat janë tërëditore, zgjatin 6-7 orë.

Meqë janë caktuar 65 seanca deri në janar, kjo nënkupton se për rastin “E enjtja e përgjakshme” do të ketë gjykime 2-3 herë në javë.

Dëshmojnë deputetë dhe ministra

Në seancën e radhës do të nis publikimi i dëshmive, ku si dëshmitarë janë deputetja Frosina Remeski, Ilija Nikollovski dhe Pavlle Bogoevski, ministri Damjan Mançevski. Ata do të përballen me kolegët e tyre oponent: Kërste Mukoski, Sasho Vasillevski, Luben Arnaudov, Johan Tarçullovski dhe Lupço Dimovski.

Dhuna u nxit nga Ninxha

Sipas aktakuzës, dhunën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë e ka nxitur Aleksandar Vasillevski – Ninxha dhe Nikolla Mitrevski – Kolo, të cilët dhjetëra individëve u kanë ndarë maska dhe i kanë dërguar në Kuvend, të cilëve deputetët ua kanë hapur dyert e Kuvendit, e kurse policia ka qenë në anën e tyre. Pjesëtarët e “Për Maqedoni të përbashkët” me fjalor agresiv, i kanë nxitur të turmën para hyrjes në Kuvendin e Maqedoni.

Dhuna në Kuvend

LEXO: “27 prilli”, Ruskoska: Igor Jug kishte për detyrë të eleminoj Zaevin

Prokuroria e akuzon edhe Igor Jug, për marrje të detyrës për likuidim të kryeministrit aktual të Maqedonisë, atëherë deputet, Zoran Zaev. Likuidimi dështoi pasi që Zaev ka qenë i rrethuar me njerëz.

LEXO: Të gjithë të akuzuarit për 27 prillin nuk e pranojnë fajin
LEXO: Dhuna e 27 prillit, avokati: Të akuzuarit s’mund të jenë terroristë

Të akuzuarit thonë se kanë mbajtur fjalime, që nuk është terrorizëm. Mitko Çavkov akuzohet për mosreagim, kurse ai ka deklaruar se e  ka marrë komandën dhe ua ka shpëtuar jetën policëve.

Nga të akuzuarit, 11 janë në paraburgim, 13 në arrest shtëpiak, kurse 8 individëve u janë caktuar masat e kujdesit.

Të akuzuarit me ultimatum ndaj VMRO-DPMNE-së

“Liri për mbrojtësit e Kushtetutës ose opinioni maqedonas do të mësojë për tradhtinë nga partia”, ky është ultimatumi i një pjese të të akuzuarve për sulmin e organizuar në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar drejtuar partisë opozitare VMRO-DPMNE, njofton Portalb.mk. Ata shkruajnë se janë të gatshëm të burgosen, madje edhe të vdesin për idealet e tyre, por thonë se nuk do të lejojnë që të shfrytëzohen për tregti politike.
Kërkesat e tyre janë:

  1. Qëndrim nga VMRO-DPMNE-ja për ndjekjen politike;
  2. Aktivitete konkrete nga VMRO-DPMNE për mbrojtje të të drejtave tona dhe luftë për të drejtësi;
  3. Trysni të pakushtëzuar politike për ndjekje politike;
  4. Lirim të pakushtëzuar nga paraburgimi;
  5. Bojkotim të Kuvendit të Maqedonisë;
  6. Demokraci rrugore për drejtësi.

Në bankën e të akuzuarve janë: Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski-Levi, Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sashko Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, elena Docevska-Bozhinovska, Ivan Cvetanovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski-Bedmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mlladenovski, Mihaill Mlladenovski, Zaharie Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Gorançe Angellovski, Igor Jug, Ilija Spasevski, Vllatko Trajkov, Vilijam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski-Kolo, Aleksandar Vasilevski-Ninxha dhe Mitre Pitropovski.

LEXO: Igor Durllovski: Nëse këndimi i himnit është gabim, unë sërish do të gaboj
LEXO: Igor Jug: Turp patrioti 120 kg të shohë se si gjyshërit e mbrojnë Kushtetutën
LEXO: Vëllai i truprojës e Gruevskit është propozuar për dëshmitar për rastin “27 prilli”
LEXO: Gjykatësja Kacarska avokatit të Jovanovskit: Do t’ju dënoj nëse e fyeni gjykatën!
LEXO: “Çavkov është zgjedhor si djalli më i madh, kurse dy të tjerët janë liruar”

Me pengesa juridike dhe tupanë u zhvillua seanca gjyqësore për “E enjtja e përgjakshme”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button